Ekonomi

Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 13.6 miliardë euro mall

By GAZETA SCANNER

December 25, 2024

Tregu i lodrave të fëmijëve zë një vend të rëndësishëm në buxhetin e familjeve në Shqipëri, të cilët gjatë festave të fundvitit shpenzojnë më shumë. E lidhur me plotësimin e dëshirave dhe kënaqësinë e fëmijëve, lodrat e sjella këtë vit kushtojnë 13.6 milionë euro.

Të dhënat e nxjerra nga doganat atje tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor, janë importuar dy tonë lodra, dhe sasia më e madhe e tyre blihet dhe shpërndahet këtë muaj, si pjesë e traditës së festave për të bërë dhurata.

Por, cilat janë shtetet që furnizojnë tregun e lodrave në Shqipëri?

Peshën më të madhe e zë Kina, me 45% të sasisë dhe vlerës së mallit, ndjekur nga Greqia dhe Italia. Më tej tregu, hapet edhe në 45 shtete të tjera që furnizojnë me lodra Shqipërinë, ku peshë të konsiderueshme zënë edhe importet nga Turqia, Serbia e Sllovenia. /euronews.al/