Janë shpallur 10 finalistët e parë të edicionit të sivjetmë të festivalit “Eurovision”, që po mbahet në Liverpol.
Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia e përblëjnë këtë dhjetëshe finalishtësh, ndërkaq Malta, Azerbajxhani, Holanda dhe Letonia kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në këtë festival këngësh.
Të mërkurën, më 11 maj, mbahet nata e dytë e gjysmëfinales, në të cilën do të performoi Shqipëria me Albina Kelmendin me familje.