Kulturë

“SHOTA” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Spanjë

By GAZETA SCANNER

September 08, 2024

Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku të cilën e ka quajtur “super lajm”.

“Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit”, ka shkruar Çeku.