Rozë

Shokon moderatorja e njohur italiane duke thënë se sot do të ishte Zonja e Parë e Amerikës!

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2024

Moderatorja e njohur italiane, Lory Del Santo, ka zbuluar një histori interesante gjatë një interviste live nga Miami me emisionin “Un giorno da pecora” në Rai Radio 1, ku tregoi se mund të ishte ajo që do të kishte qenë zonja e parë e Amerikës, në vend të Melania Trump

Sipas 66-vjeçares, ajo kishte takuar Donald Trump 30 vite më parë në një ashensor në Trump Tower në New York, ku ai i kishte kërkuar numrin e telefonit dhe e kishte thirrur disa herë për të dalë së bashku. Ajo shpjegoi duke thënë: Më donte shumë, punonte shumë, nuk priti që ta telefonoja, por erdhi vetë tek unë.

Pavarësisht se kaluan kohë së bashku, Lory vendosi të mos e kontaktonte më Trumpin pasi u kthye në Itali. Ajo vijoi duke shprehur se: Le të themi se isha unë ajo që nuk doja.

Megjithatë, Del Santo shprehu se, po të ishte mundësia tani, do të pranonte një lidhje me Trumpin:

Sot do të fejohesha menjëherë me Donald Trump. Ai ka karizëm, është punëtor dhe, për më tepër, më pëlqen fizikisht. Më pëlqejnë burrat që janë kaq të rrumbullakosur, të butë dhe seksi/TAR