Shoferi i përfshirë në aksidentin e djeshëm me shumë vetura në Veternik, ku një kamion u përplas me shtatë vetura dhe u plagosën tetë persona, ka treguar përvojën e tij të tmerrshme.
Besim Pajaziti, i cili po udhëtonte me gruan dhe nënën e tij për në një takim mjekësor, ka rrëfyer momentet e frikshme që çuan në aksident.
“Papritmas e kom parë në sekonda një kamion që ka ardhur në drejtim tonin. Isha në shiritin e dytë, sa kam pasur mundësi kam ikur nga shiriti im pak, s’kam guxuar të rrezikoj. Ka qenë një veturë e bardhë, ka ardhur në drejtim timin, kam ikur me një shpejtësi aq sa ka mundur, më është dukur që nuk po ec vetura”.
“Tmerr të shohësh vdekjen me sy, ka qenë një ‘bombë’ e hatashme”, tha ai për Klan Kosovën.