17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Shkurte Fejza shpallet qytetare nderi e Matit

- Advertisement -

Bilbili këngës shqipe, Shkurte Fejza është nderuar për kontributin e saj në muzikën shqiptare.

Këngëtarja e njohur u shpall qytetare nderi e Matit nga Bashkia e Burrelit.

Për nderin që iu bë ka reaguar vet Fejza përmes rrjeteve sociale duke u shprehur tejet e lumtur.

Postimi i plotë i Shkurte Fejza:

Miq te dashur kam kenaqesine t’ju njoftoj se jam shpallur qytetare nderi e Matit. Per Matin dhe matjanet dhe historine e tyre te lavdishme nder shekuj kemi degjuar shume dhe jemi krenuar gjithmone.

Por ajo qe me shume na ka lene mbresa eshte arti muzikor i kesaj treve i cilj eshte aq i pasur dhe i larmishem e qe permbush fuqishem mozaikun e kultures sone. Une jam rritur me kengen matjane dhe kam mesuar shume nga ajo por edhe e kam kenduar vazhdimisht gjate karrieres sime gati 50 vjeçare prandaj jam akoma me e lumtur dhe e privilegjuar me titullin e akorduar nga Bashkia e Burrelit qe do ta mbaj dhe ruaj me shume respekt dhe dashuri.

Faleminderit Kryetar i Bashkise

Faleminderit Juve kuvendare dhe gjithe popullit matjan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit