Kulturë

Shkumbim Istrefi falenderon të gjithë ata që i qëndruan pranë pas vdekjes së Vjosa Berishës

By GAZETA SCANNER 1

July 12, 2022

Dy javë më parë ndërroi jetë regjisorja e njohur kosovare, Vjosa Berisha.

Vëllau i saj njëherit aktori i njohur, Shkumbim Istrefi, përmes një postimi ka falenderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë mortore.

Në një shkrim në ‘Facebook’, Istrefi  në emër të familjarëve, miqve dhe kolegëve ka falënderuar të gjithë ata që iu qëndruan pranë në këto momente të vështira.

“Familja Istrefi, falënderon të gjithë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe na kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e vajzës e motrës sonë Vjosa Berishës. Prania juaj, ngushëllimet dhe fjalët tuaja na kanë lehtësuar sado pak dhimbjen për këtë humbjen, ka shkruar aktori.

Ndryshe, regjisorja prej më shumë se një viti ishte diagnostifikuar me kancer.