Rozë

Shkroi këngë për Ariana Grande, Stanaj rikthehet me albumin e tij dhe stilistja e njohur e konfirmon

By GAZETA SCANNER 1

March 20, 2022

Paraditen e kësaj të diele e ftuar në “N’majë t’gjuhës” ishte stilistja e njohur shqiptare Yllka Brada.

Yllka është një ndër emrat më të suksesshëm në industrinë e modës në trojet shqiptare.

Emri i saj mbart një sërë bashkëpunimesh në fushën e kostumografisë, dizanjit dhe stilimit.Brada është kostumografe në Teatrin Kombëtar të Kosovës si dhe prej disa vitesh ka edhe atelien e saj të modës.

Artistë të njohur të showbiz-it shqiptar si Mozzik, Loredana, Ledri Vula, Capital T, Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Kida, Tuna e shumë të tjerë kanë zgjedhur pikërisht “shijen dhe duart” e Yllkës për veshjet në disa prej projketeve të tyre.Përballë Xherit, stilistja na zbuloi sot një tjetër surprizë shumë të këndshme.

Artisti i mirënjohur Stanaj po punon për albumin e tij më të ri të cilin do ta sjellë me disa videoklipe.

Dhe është pikërisht Yllka Brada ajo që do të kujdeset për të gjithë kostumografinë në këtë projekt.

Ajo u shpreh shumë e lumtur dhe entuziaste duke treguar se krahas punës që po shkon shumë mirë, ka dëgjuar edhe disa nga këngët e albumit dhe janë vërtetë të bukura.E ku ka më mirë që emrat e stilistëve të talentuar shqiptar, ti shohim krahas artistëve të njohur edhe jashtë trojeve shqiptare në botë. Yllka është padyshim një ndër to!