12.6 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Shkrime të tjera të ministrit Murati teksa fyen ushtarët e UÇK-së: Smoka e qipsa, me kënd kanë luftu këta veteranë?

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, së fundi ka publikuar një video-incizim në të cilën shfaqen edhe disa publikimi të ministrit të Financave, Hekuran Murati e të cilat kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në këto publikime ishte edhe një status i shkruar në vitin 2016, ku Murati kishte thënë se “Statistikat po thonë që në luftën e Kosovës janë vra rreth 300 nga UÇK-ja. A ka mundësi me ditë me kënd kanë luftu qeta 46.000 veteranë?”.

Përpos kësaj ministri Murati kishte theksuar se “ka ardhë koha për një çlirim të dytë”.

“Më 12 qershor 2019 bëhen 20 vjet nga dita e çlirimit….prej atyre që mendojnë se Kosova u ka borxh. Andaj ka ardhë koha për një çlirim të dytë. Kosova s’i ka borxh askujt”.

Duke shkuar edhe më larg, Murati kishte thënë se në UÇK ka pasur “shtapiqa”, që kanë luftuar me zemër për vendin.

“Por nuk kanë munguar as “smokat”, e “qipsat”. Të gjithë ata që kanë luftuar njëmend ta gjejnë veten te Shtapiqi. Kurse këta të tjerët që e shohin veten tek Smoki e Qipsi, lirisht le ti tremin mizat, se kanë tepër nën kapuq”.

E këto publikime të Muratit nisën të bëhen publike mbrëmë. Një status i publikuar vite më parë nga ministri Murati , thoshte se veteranët e luftës po i kushtonin më shumë se Ushtria buxhetit të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit