Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët ‘Pavarësia’ në Prishtinë nuk do e fillojë procesin mësimor më 02.09.2024.
Sipas një njoftimi në rrjete sociale nga kjo Shkollë, mësimi do të fillojë më 09.09.2024. Kjo për shkak se punimet ende nuk janë kryer në aneksin e ri të shkollës.
Punimet kanë kaluar afatin kohor të paraparë me kontratë. Në këtë shkollë për një kohë të gjatë u punua me tri ndërrime.