Lajme

Shkoi për trajtim mjekësor në emergjencën në Gjilan, të dyshuarit i bie kokaina nga rrobat

By GAZETA SCANNER 1

August 27, 2023

Një burrë i cili kishte shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit, gjatë trajtimit i kishte rënë nga rrobat substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Sipas policisë, prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari.

Raporti i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Gjilan, 26.08.2023-20:15.I dyshuari mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e spitalit si pasojë e lëndimeve te pësuar në një aksident trafiku. Gjatë ekzaminimit mjekësor është vërejtur se pacientit i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka konfiskuar substancën narkotike e cila pas matjes ka rezultuar me peshë 15.4 gram. Lidhur me rastin prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari. Rasti nën hetime.