Njohësja e proceseve politike, Magbule Shkodra, tha se Qeveria Kurti nuk do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe para zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025 që do të mbahen në Kosovë.
“Do të presë të përfundojnë zgjedhjet, e pastaj ta dërgojë. Unë nuk e kam të qartë pse qeveria nuk e dërgon në Kushtetuese draft-statutin”, tha ajo në RTK.
Shkodra ka vlerësuar se qeveria ka marrë vendim të mirë për mallrat serbe, sepse Kosova do të ishte në rrezik të përjashtohej nga CEFTA.
Sipas saj, pavarësisht kush i fiton zgjedhjet në Kosovë, obligimet ndërkombëtare do të mbesin për Kosovën.