Lajme

Shkodër: Zhduket nëna me tre fëmijë, dyshohet se u mbytën

By GAZETA SCANNER 1

May 05, 2024

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër.

Një grua bashkë me tre fëmijet e saj të mitur, rezultojnë të zhdukur që disa ditë.

Sipas raportimit të mediave shqiptare, dyshohet se ata janë mbytur.

Njëri nga fëmijet, i moshës tetëvjeçare, është gjetur nga një peshkatarë në ujërat e Lumit Drin.

Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi, se kanë vdekur.

Kërkimet po vazhdojnë për trupat e pajetë nga zhytësit e forcave Renea.

Nga policia është ndaluar bashkëshorti, Ergys Arrazi, i cili kishte deklaruar se kishte humbur kontaktet me familjen e tij.

Tutje, thuhet se fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.

Raportohet se fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës tetë, gjashtë dhe katër vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi, dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me tre fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.