Shëndeti

Shkencëtarët thonë se anoreksia nuk është vetëm problem psikik

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2024

Origjina e çrregullimit të ushqyerjes anorexia nervosa është në mendje dhe në trup, sipas një studimi ndërkombëtar.

Anoreksia shihet si një sëmundje e rëndë psikike.

Por, mjekët në King’s College në Londër treguan ndryshime të lidhura me ADN-në e disa njerëzve, që ndrikojnë në mënyrën se si i përpunuan yndyrnat dhe sheqernat dhe mund ta bënin më të lehtë të qëndrimin pa ushqim.

Këto gjetje u cilësuan nga ekspertët si inovatore.

Çfarë është anoreksia?

Është një çrregullim i ngrënies që i bën njerëzit të humbin sa më shumë peshë që të jetë e mundur duke ngrënë pak dhe nganjëherë duke ushtruar tepër.

Njerëzit me anoreksi shpesh kanë një imazh të shtrembëruar të vetes dhe mund të ndjehen mbipeshë edhe nëse janë nën peshë të rrezikshme.

Ka më shumë gjasa që të prekë gratë e reja, por mund të ndikojë tek çdokush në çdo moshë ose gjini.

Në afat të gjatë, anoreksia mund të dëmtojë muskujt, kockat, zemrën, pjellorinë dhe mund të jetë fatale.

Ajo mund të trajtohet dhe njerëzit mund të bëjnë një rimëkëmbje të plotë.