11.5 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Shkëlzen Gashi: Duan që Kurti ta shkarkojë Gërvallën dhe të prishet koalicioni

- Advertisement -

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar raportimet se kryeministri Albin Kurti është i pakënaqur dhe do të kërkojë dorëheqjen e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Gashi nuk ka dëshiruar të komentojë këtë raportim direkt, por ka thënë se opozita është e interesuar dhe do të përfitonte nga prishja e koalicionit.

“Për shkak se këtu ka një koalicion me VV-së dhe Listës Guxo. Shumica dërrmuese e partive opozitare e sulmojnë ministren që të prishin koalicionin dhe të prishin qeverinë. Kështu më duket mua. Është e vërtetë që për 12 muaj ka bërë gafa por ka qenë në llupën e të gjithëve”, tha ai.

Gashi shtoi se nuk ka program të qartë për politikën e jashtme dhe e pranon se Gërvalla ka bërë gabime të njëpasnjëshme.

“Për mua është e rëndësishme që nuk ka një program. Kur e sheh programin e Vv-së, është vetëm një faqe. Nuk ka asgjë konkrete aty. Sot e hapa faqen e MPJ-së. Aty klikova tek një opsion që quhet cilat janë prioritet tona. E klikova dhe më tha është në proces. “është në proces” që 12 muaj. Paramendoni që 365 ditë. Është dashur të punohet në këtë drejtim”, tha Gashi. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit