Kultst-slider

Shkëlzen Doli reagon: Në koncertin më të madh në botë në Vjenë, RTK nuk përmend performancën time

Filharmonia e Vjenës, e cila u transmetuar në Radio Televizionin Publik të Kosovës. u përcoll me një interes nga shqiptarët, sepse pjesë e këtij koncerti ishte edhe mjeshtri i madh iviolinës, shqiptari Shkelzen Doli.

Por ky i fundit, përkundër komenteve të mira që ka marrë për paraqitjen e tij, ka ngelur i revoltuar se si komentuesit e ngjarjes që u transmetua direkt në RTK, nuk e përmendën atë për as edhe njëherë të vetme.

Postimi i plotë:

“Qytetarë të dashur të vendit tim, fillimisht ju uroj një fillim të mbarë në Vitin e Ri 2021!

Unë edhe pse larg jush, me mendje jam përherë me ju. Këtë ma mundëson arti i muzikës dhe tingujt e violinës. Jam kënaqur nga postimet dhe urimet e shumëta nga ju pas përfundimit të Koncertit të Vitit të Ri në Vjenë.

Por jam befasuar, nga reagimet e shumë miqve për nivelin e dobët të komentimit në RTK. Reagimet mund të përmblidhen në një zhgënjim:

“Se si kjo ngjarje e rëndësishme civilizuese të transmetohet në mënyrë joprofesionale duke mos përmendur në asnjë moment performancën e shkëlqyer të Z. Shkelzen Doli, mjeshtrit të violinës, artistit të mirënjohur botëror, i cili e bën violinën të flasë shqip, i cili e bëri një Filharmoni të Vjenës të ndjejë shpirtin e shqiptarit me “Albanian Soul”!

Qytetarë të dashur të vendit tim, si është e mundur që gjatë tërë kohës së transmetimit të drejtëpërdrejtë të Koncertit të Filharmonisë së Vjenës, komentuesi i RTK-së nuk e përmend fare prezencën dhe performancën time. Si mund të arsyetohet kjo sjellje joprofesionale, jocivilizuese dhe antikombëtare? Miq të muzikës, qytetarë të dashur, unë vërtet e kam të vështirë ta kuptoj!

Andaj, reagimi im është ndaj degradimit të vazhdueshëm, nga i cili fatkeqësisht nuk po shpëton as arti, muzika, civilizimi etj. Në fund, lus menaxhmentin dhe përgjegjësit në RTK, reagimin tim si pasojë e shumë reagimeve nga miqtë mi shqiptarë që ishin ndjerë të ofenduar, ta publikojnë! Ky reagim është i rëndësishëm për qytetarët, artdashësit, por gjithsesi shkon në mbrojtje edhe të mediumit tuaj shtetëror poashtu!”.