Sport

Shkëlqimi i Brojës të Chelsea, flasin statistikat

Sulmuesi shqiptar Armando Broja vazhdon të shkëlqejë te të rinjtë e Chelseat.

Broja ishte protagonist kryesor në fitoren 4-0 të 18-vjeçarëve të Chelseat ndaj Huddersfield Town, duke realizuar 3 gola në këtë sfidë të vlefshme për FA Youth Cup. Ky sezon ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për Brojën, i cili në 9 takimi ka realizuar po kaq gola me skuadrën e 18-vjeçarëve, ndërsa ka realizuar edhe një gol me ekipin e dytë të Chelseat.