Lajme

Shkatërrohet grupi i trafikantëve të armëve – arrestohen 14 persona sekuestrohen armë dhe municion

By GAZETA SCANNER 1

December 12, 2024

Një grup i trafikantëve të armëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është shkatërruar nga policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas mbi nëntë muaj hetime, shkatërruan një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas mbi nëntë muaj hetime, shkatërruan një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet”.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 10 dhjetor 2024, Policia e Kosovës ka zhvilluar në teren një plan operativ, ku ka kryer urdhër kontrolle në nëntë lokacione pronë e të dyshuarve.

“Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë (29) pistoleta dhe tri (3) armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar; Dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (2635) fishek/municion të modelit të ndryshëm; Dy automjete dhe pajisje tjera”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, nga aksioni i datës 10, janë arrestuar tetë persona, gjashtë prej tyre nga Kosova dhe dy nga Shqipëria.

“Personat e arrestuar janë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A”.

Aksioni ka vazhduar edhe me 11 dhjetor në Tiranë ku për pasojë janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë që janë. E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fishekëtë llojeve të ndryshme.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 celularë.

Të dyshuarit akuzohen për veprën penale: “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim.