5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Shikoni imazhet satelitore, qielli mbi Ukrainën një muaj më parë dhe tani

- Advertisement -

Imazhet satelitore të natës të publikuara nga NASA tregojnë sesi pjesët urbane të Ukrainës janë mbuluar nga errësira që nga fillimi i pushtimit të Rusisë. Sky News krahasoi pamjet satelitore nga 7 shkurti dhe 7 marsi.

Imazhi i NASA-s më poshtë është marrë më 7 shkurt 2022. Ai tregon se si dukej Ukraina përpara se Rusia të niste pushtimin më 24 shkurt. Grupet e dritave në zonat e populluara si qytete ose në disa rrugë të rëndësishme shfaqen në hartë si të bardha.

Për krahasim, fotografia më poshtë tregon se si dukej Ukraina natën e 7 marsit 2022. Tani mund të shihet vetëm një sasi e vogël e bardhë – shumica e burimeve të dritës natën janë fikur.

Në pamje mund të shohim edhe ndikimin e luftës në disa qytete dhe rajone të Ukrainës. Fotot e mëposhtme tregojnë Kyivin. Disa zona duken të paqarta në një foto të bërë më 7 shkurt për shkak të reve. Përkundër kësaj, kryeqyteti është ndriçuar me shkëlqim, me një shpërthim drite që del jashtë. Dhjetra pika të vogla mbulojnë pjesën tjetër të figurës.

Një muaj më vonë e gjithë zona është pothuajse plotësisht e errët. Drita që vjen nga qyteti i Kyivit është zvogëluar shumë dhe më 7 mars janë të dukshme vetëm pak drita.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit