Lajme

‘PDK e keqpërdori në mënyrë brutale gatishmërinë e Limajt për bashkëpunim’

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës, ka thënë që megjithëse kishte gatishmëri nga kjo parti për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, kjo nuk ndodhi.

Sherifi në Edicionin e Analizës në Klan Kosova, ka thënë që PDK-ja e ka keqpërdorur në mënyrë të vrazhdë gatishmërinë e Nismas për të bërë koalicion së bashku.

“Para se të shpallej aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Thaçin dhe të tjerët, kemi pasë një takim në të cilin kemi qenë unë dhe Fatmir Limaj bashkë me Enver Hoxhajn dhe Sami Lushtakun. Kemi biseduar për mundësinë për të harmonizuar hapat e bashkëpunimit. Hoxhaj, ka thënë që duan bashkëpunim strategjik me Nisman. Për 15 min e kemi kryer këtë çështje. Pastaj, në takimin e dytë ndryshuan gjërat dhe këtë nuk na e kanë sqaruar as në tavolinë as publikisht”.

“Në takimin tjetër, Hoxhaj tha që e kemi hapur një debat në kryesi dhe erdhëm të marrim mendimet e juaja. Më pas, ata nuk u lajmëruan në takime zyrtare,e ato private që ka pasë Limaj nuk i komentoj”.

“Hoxhaj më pas e ka telefonuar Limajn dhe ka thënë që s’ka vullnet brenda kryesisë që të lidhet koalicioni. Mund të them që PDK-ja, e keqpërdorur në mënyrë brutale ndjeshmërinë e Limajt për këtë çështje, që të jetë përkrah bashkëluftëtarëve. Unë nuk jam zhgënjyer, pasi nuk kam pritur më mirë nga ata, edhe pse koalicionin kam dashur ta bëjmë”.