Lajme

Shënohen edhe tri raste të kollës së mirë në Maqedoni të Veriut, numri shkon në 1154

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2024

Tri raste të reja me kollë të mirë janë regjistruar këtë javë, dy raste në Shkup dhe një në Kratovë.

Dy prej rasteve janë nën moshën 1 vjeç, të pavaksinuar dhe një mbi 50 vjeç me status të panjohur vaksinimi, bëjnë të ditur Instituti i Shëndetit Publik dhe se dy janë shtruar në spital, shkruan Alsat M.

Këtë vit janë regjistruar 1154 persona me kollë të mirë.

Numri më i madh i të sëmurëve, 70.5 për qind janë regjistruar në territorin e Shkupit, ndërsa pacientë janë regjistruar edhe në 22 qytete të tjera në Maqedoni të Veriut.

Nga numri i përgjithshëm i regjistruar, pak mbi 60 për qind nuk ishin të vaksinuar, nuk ishin të vaksinuar plotësisht sipas moshës ose nuk ka asnjë provë vaksinimi, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik