Shëndeti

Shenjat paralajmëruese se ‘gjaku juaj i periodave’ nuk është pjesë e menstruacioneve natyrale

By GAZETA SCANNER 1

June 17, 2024

Është e lehtë të kalosh njollat ​​e gjakut si asgjë për t’u shqetësuar.

Por mjekët pretendojnë se njollat janë ndër shenjat që tregojnë se diçka nuk shkon me vaginën tuaj. Ndërsa mund të mendoni se është gjak i mbetur periodës, Dr Suraj Kukadia këshillon fuqimisht këdo që e përjeton këtë të vizitojë një mjek të përgjithshëm, shkruan Metro.

“Edhe nëse ka ndodhur vetëm një herë, nuk jeni të sigurt se është gjak, ose nuk ka një ngjyrë të kuqe ‘tipike’, duke u shfaqur si kafe ose rozë, kjo është ende një shenjë e keqe. Ndërsa kanceri i vezoreve dhe i mitrës janë ndër shkaqet e mundshme të gjakderdhjes postmenstruale”, thotë Kukadia.

Ajo tutje shton se edhe kur keni kruraje marrja e trajtimit është thelbësor.

Derisa, bën të ditur se kontraceptivët hormonalë -mund të shkaktojnë gjakderdhje të parregullt. Por nëse gjakderdhja ndërmenstruale zgjat më shumë se disa muaj, mund të jetë shenjë e klamidias, fibroideve ose kancerit.

Ndërkohë, periodat jashtëzakonisht të rënda mund të jenë shenjë e kushteve të ndryshme që prekin në mitër, si endometrioza.