Ballina

Shëndetësia, ekonomia dhe punësimi: Hamza merr sugjerimet e qytetarëve në Kamenicë për përgatitjen e programit zgjedhor (VIDEO)

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori me qytetarë të Komunës së Kamenicës.

Hamza po ndjekë këtë formë krejtësisht të re, jotradicionale për ta hartuar programin e tij qeverisës, në mënyrë që ai t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve të Kosovës dhe të jetë sa më gjithëpërfshirës.

Ai po udhëton nëpër qytetet e Kosovës për të bashkëbiseduar me ta, për t’i dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet e tyre,

“Programi nuk duhet me qenë për kabinetin e ministrave, as për deputetë. Programi duhet me qenë për qytetarët. Nëse ne arrijmë t’i adresojmë brengat e qytetarëve, preokupimet e qytetarëve, ne ia kemi dalë”, ka thënë Hamza në takim me qytetarët e Kamenicës.

Hamza paraprakisht ka zhvilluar punëtori të tilla me qytetarët në Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri.

VIDEO PAMJE DHE DEKLARATA E BEDRI HAMZËS:

https://we.tl/t-Y6UgdJCpeT