Sport

Sheiku që synon ta blejë Man Unitedin premton transferimin e Mbappes

By GAZETA SCANNER 1

May 03, 2023

Jassim bin Hamad Al Thani, sheiku arab që synon ta blejë klubin e Manchester United ka nisur qysh tash synimet për të përforcuar skuadrën.

Ai thuhet se është i gatshëm të blejë yllin francez, Kylian Mbappen. Përveç Mbappes, ai dëshiron të blejë edhe Eduardo Camavingan dhe Kingsley Coman, njofton Bild, transmeton lajmi.net.

24-vjeçari Mbappe, nënshkroi një kontratë të re me kampionët e Ligue 1 vetëm vitin e kaluar dhe thuhet se fiton një shumë të madhe prej 5.3 milionë funte çdo muaj.

Miliarderi i Katarit, Sheikh Jassim shpreson të përfundojë një blerje të plotë të United pas dorëzimit të një oferte të re në fund të prillit.

Ai shpreson ta fitojë garën me biznesmenin britanik Sir Jim Ratcliffe për pronësinë e “Djajve të Kuq  “.

Bild pretendon se Sheikh Jassim ka plane të mëdha me “Djajtë e Kuq” nëse ai zëvendëson Glazers këtë verë.