Shefqet Krasniqi, imam i njohur nga Prishtina, ka paditur Nusret Pllanën, figurë e njohur për udhëheqjen e Radio Kosovës gjatë kohës së luftës.
Në padinë e publikuar nga Tëvë1, tregohet se hoxhë Krasniqi e ka paditur Pllanën për shpifje gjatë një emisioni në “Kojshia Show”.
“Shpifja në emër të lirisë së shprehjes që cenon rëndë dinjitetin moral dhe veprimtarinë intelektuale të personit tjetër, nuk përbën liri të shprehjes, ngase kufiri i lirisë së shprehjes dhe shpifjes qëndron në dëmtimin e reputacionit të personit tjetër. Në këtë rast, reputacioni i të paditurit është atakuar rënë, pasi që akuza apo shpifja përmban terme dhe pohime të rënda, si “ me ato ligjëratat famëkeqe të Shefqet Krasniqit, tu i qu djemtë tu i vra atje, e duke ju ardhur gratë e tyre pastaj me 4-5 fëmijë, që një Zot e din me kon i kanë” – thuhet në padi.