Lajme

Shefja e UNMIK-ut e hap seancën në OKB me qortime për Kosovën: Nuk u konsideruan shqetësimet e popullatës për dinarin

By GAZETA SCANNER 1

February 08, 2024

Shefja e misionit të tejskaduar të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut, Karoline Zijade, ka thënë në Këshill të Sigurimti se “pavarësisht legalitetit” autoritetet shtetërore të Kosovës nuk kanë ofruar “kohë të mjaftueshme” për popullatën lokale me zbatimin e Rregullores së BQK-së.

Ka pasur shpjegim të kufizuar për rregulloren e BQK-së, pavarësisht se për serbët që nga 1999 ka qenë de fakto mjeti ligjor i pagesës. Dhjetëra mijëra janë prekur”, ka thënë Zijade,

Një furgon me para u ndal në Kosovë, 4 milionë dinarë u konfiskuan në Pejë…Pavarësisht legalitetit, duhet të kenë konsideratë popullatën. Sepse nxisin tensionet”, shtoi ajo.

Në frymën e parandalimit të konfliktit, duhet t’u fitohen mendjet dhe zemrat e komunitetit”, tha mes tjerash ajo.