Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini thotë se rrethimi, uria dhe sëmundja do të bëhen së shpejti “vrasësi kryesor” në Gaza, ndërsa bllokada e territorit nga Izraeli vazhdon.
Gaza duhet të “përmbytet” me ushqime dhe ndihmë për shpëtimin e jetës, sipas tij.
“Rrethimi, uria dhe sëmundjet së shpejti do të bëhen vrasësi kryesor në Gaza . Ky nivel i fabrikuar dhe katastrofik i urisë mund të ndryshohet ende duke “përmbytur” Gazën me ushqime dhe ndihmë për shpëtimin e jetës. Më shumë se kurrë njerëzimi kërkon vullnet politik”, shkruan Lazzarini në platformën X.