Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka shprehur shqetësimin të thellë për situatën e sigurisë në Gaza, duke theksuar se “askund nuk ka siguri” ndërsa përsërit thirrjen e tij për një armëpushim.
Guterres e filloi deklaratën e tij duke dënuar ashpër sulmin izraelit ndaj një ambulance pranë spitalit al Shifa të Gazës.
“Jam i tmerruar nga sulmi i raportuar në Gaza mbi një autokolonë ambulance jashtë spitalit Al Shifa. Pamjet shqetësuese të viktimave të shpërndara në rrugë jashtë spitalit janë thellësisht shqetësuese”, tha ai.
“Unë nuk i harroj sulmet terroriste të kryera në Izrael nga Hamasi dhe vrasjet, gjymtimet dhe rrëmbimet, përfshirë gratë dhe fëmijët. Të gjithë pengjet e mbajtur në Gaza duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, tha ai më tej.