Lajme

Shefi i BE-së, Tomas Szunyog përfundon mandatin e tij në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë.

Sot, madje i është bërë edhe një festë lamtumirëse.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur konsideratën për angazhimin e ambasadorit të BE-së në Kosovë Tomas Szunyog në proceset me rendësi për Kosovën.

Kështu është shprehur Haradinaj me rastin e përfundimit të mandatit si ambasador i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Në pritjen lamtumirëse për nder të ambasadorit të BE-së në Kosovë z. Tomáš Szunyog, i shpreha konsideratën time për angazhimin e tij personal në proceset me rendësi për Kosovën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Mbetemi gjithmonë të përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorin ndërkombëtar në Kosovë drejt arritjes së objektivave strategjike të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.