Ekonomi

ShBA-të shqyrtojnë vendosjen e taksës 100% ndaj disa produkteve të BE-së

ShBA-të do të rrisin deri në 100 për qind tarifat për një grup tjetër produktesh nga Bashkimi Evropian.

Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të Shteteve të Bashkuara ka publikuar një listë të mallrave shtesë europiane ndaj të cilave do të vendosen tarifat, duke përfshirë uiskin irlandez e skocez dhe konjakun francez.

Organizata Botërore e Tregtisë tha në tetor se ShBA-ja mund të marrë kundërmasa ndaj mallrave dhe shërbimeve të BE-së deri në një vlerë prej rreth 7.5 miliardë dollarësh amerikanë në vit, si rezultat i dështimit të BE-së të përmbush vendimin e OBT-së lidhur me subvencionet qeveritare për “Airbus”-in.

Në të njëjtin muaj, ShBA-ja njoftoi një tarifë prej 10 për qind ndaj aeroplanëve të mëdhenj civilë dhe një tarifë 25 për qind për produktet bujqësore dhe produkte të tjera nga BE-ja.