Botë

ShBA po konsideron ndërprerjen e financimit të batalionit famëkeq izraelit

By GAZETA SCANNER 1

April 26, 2024

Batalioni Netzah Yehuda pritet të veçohet nga qeveria amerikane dhe të ndërpritet nga financimi, në lëvizjen e parë të tillë kundër ushtrisë izraelite.

Raportet pretendojnë se Departamenti i Shtetit të SHBA-së (DASH) do të zbatojë të ashtuquajturin ligjin Heavy kundër batalionit izraelit, i cili e ndalon ndihmën për njësitë ushtarake të huaja e fajtore për shkeljen e të drejtave të njeriut, shkruan skynews.

Pse Netzah Yehuda është bërë famëkeq?

Batalioni Netzah Yehuda u krijua për të ndihmuar hebrenjtë ortodoksë të shërbenin në ushtri. Ai është bërë famëkeq pas përfshirjes në një rast të keqtrajtimit të palestinezëve, shumë raste prej të cilave ushtarët i kanë filmuar me telefonat e tyre.

Ushtarët e batalionit janë ndjekur penalisht për shkelje të të drejtave të njeriut dhe janë akuzuar për vrasje të paligjshme, tortura dhe sulme.

Por, kjo lëvizje nga SHBA-ja po konsiderohet si absurde nga Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Galant, i cili tregoi solidaritet me ushtarët e batalionit.

“Askush në botë nuk mund të na mësojë për moralin dhe vlerat”, tha Galant.

Megjithatë, ligji Heavy kundër batalionit izraelit nënkupton se ky mund të jetë vetëm fillimi i sanksioneve amerikane kundër ushtrisë së Benjamin Netanyahut.