5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

SHBA pezullon tarifat ndaj çelikut që vjen nga Ukraina për një vit

- Advertisement -

Uashingtoni mori vendim të pezullojë të hënën 232 tarifa ndaj çelikut ukrainas për një vit, në një përpjekje të re për të mbështetur ekonominë e këtij vendi të shkatërruar nga lufta.

“Ne nuk mund të admirojmë vetëm guximin dhe shpirtin e popullit ukrainas, ne duhet t’i mbështesim ata, dhe një nga industritë më të rëndësishme për mirëqenien ekonomike të Ukrainës”, tha sekretarja e Tregtisë e SHBA-së, Gina Raimondo, duke njoftuar vendimin.

“Që fabrikat e çelikut të vazhdojnë të funksionojnë si një mjet shpëtimi ekonomik për popullin e Ukrainës, ata duhet të jenë në gjendje të eksportojnë çelikun e tyre”, tha ajo.

Por nuk është ende e qartë se sa mund të ndihmojë ky vendim ekonominë e Ukrainës. SHBA-ja është importuesi më i madh i çelikut në botë, por sipas një raporti të qeverisë të vitit 2019, Ukraina nuk ishte ndër 10 eksportuesit kryesorë të çelikut drejt SHBA-ve.

Uashngtoni thotë se industria e çelikut ukrainas punëson një në 13 punëtorë në vend, por fabrikat e çelikut në Ukrainë kanë qenë ndër objektivat më të goditura gjatë sulmit të Rusisë, përfshirë fabrikën e rëndësishme “Azovstal” në qytetin port të Mariupol.

Pavarësisht situatës së rëndë, zyrtarët amerikanë thanë se disa nga fabrikat kanë vazhduar të paguajnë, ushqejnë dhe strehojnë punëtorët e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit