Ballina

SHBA përsërit qëndrimin e QUINT-it: Qeveria mos të marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e komunave në veri

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përsëritur qëndrimin e QUINT-it të datës 26 maj rreth situtatës së krijuar në tri komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në deklaratën e përbashkët në lidhje me vendimin e Kosovës për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në veri të vendit, shprehet keqardhje për këtë veprim duke thirrur për përmbajtje.

Vendet e QUINT-it dhe BE-ja presin nga autoritetet e Kosovës që të mos marrin masa të reja për të hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

“Kryetarët e zgjedhur duhet gjithashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të demonstruar përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë anëtarët e komuniteteve të tyre”, thuhet në reagim