Botë

ShBA nënshkruan marrëveshje historike me Kanadanë dhe Meksikën

Kanadaja, Meksika dhe ShBA-ja kanë arritur një marrëveshje të re ekonomike për Amerikën e Veriut.

Marrëveshja, që shihet si një zëvendësim për marrëveshjen e vjetër 25 vjeçare, NAFTA, është rezultat i më shumë se dy viteve negociata.

Marrëveshja e re ShBA-Meksikë-Kanada (USMCA) do të kalojë nëpër dhomat e larta të shteteve respektive për aprovim final.

Demokratët kanë dhënë një pëlqim për këtë marrëveshje, të iniciuar nga Donald Trump i cili nuk ishte i kënaqur me rolin e ShBA-së në marrëveshjen paraprake.

Qeverisja e Trump në ShBA po kalon me rishikime të të gjitha marrëveshjeve të mëhershme të bëra nga demokratët.