19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

SHBA ndalon shitjen e dhe importin nga pesë kompani kineze, midis tyre Huawei dhe ZTE

- Advertisement -

Arsyetimi kryesor i autoriteteve amerikane ka qenë se këto produkte përbëjnë një kërcënim për sigurinë e saj.

Kompanitë e tjera të ndaluara janë Hikvision, Dahua dhe Hytera, të cilat  e vëzhgimit me kamera dhe sistemet e radios me dy drejtime. Komisioni Federal i Komunikimeve në Shtetet e Bashkuara SHBA tha se anëtarët e këtij komisioni kishin votuar unanimisht të premten për të miratuar rregullat e reja.

Vendimi i autoriteteve amerikane për të ndaluar produktet kineze nuk është retroaktiv, firmat e listuara mund të vazhdojnë të shesin produkte të miratuara më parë për shitje në SHBA.

Është hera e parë që autoritetet rregullatore amerikane kanë ndërmarrë një veprim të tillë për shkaqe sigurie.

Përfaqësuesit e kompanisë Hikvision tha se produktet e saj nuk paraqesin asnjë kërcënim sigurie për Shtetet e Bashkuara dhe se vendimi do ta bënte shumë të shtrenjtë për konsumatorët amerikanë që të mbronin veten, shtëpitë e tyre, bizneset, pronat apo shkollat. Më herët, Huawei dhe kompanitë e tjera kanë mohuar se kanë transmetuar të dhëna për qeverinë kineze.
Këto kufizime në Shtetet e Bashkuara vijnë pas disa tentativave nga administratat Obama dhe Trump për të kufizuar aksesin e firmave kineze të teknologjisë së informacionit në tregun amerikan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit