9.2 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

SHBA-ja i shton sanksionet kundër Putinit: Ndalohen transaksionet që përfshijnë Bankën Qendrore të Rusisë

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se SHBA-ja u është bashkuar aleatëve të saj në bllokimin e transaksioneve të bankave ruse.

“Shtetet e Bashkuara po u bashkohen aleatëve dhe partnerëve tanë në ndalimin e transaksioneve që përfshijnë Bankën Qendrore të Rusisë ose Ministrinë Ruse të Financave. Ne po vendosim sanksione edhe ndaj fondit të Investimeve Direkte Ruse”, shkroi Blinken në Twitter.

The United States is joining our allies and partners in prohibiting transactions involving the Central Bank of Russia or Russian Ministry of Finance. We are also imposing sanctions on the Russian Direct Investment fund.— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 28, 2022

Bashkimi Europian dhe SHBA kanë vendosur t’i forcojnë më tej sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj ushtarake në Ukrainë.

Pas bllokimit të aseteve të presidentit rus, Vladimir Putin, kryediplomatit rus, Sergei Lavrov dhe shumë zyrtarëve të tjerë, mbylljes së hapësirës ajrore apo dhe sanksionimin e bankave më të mëdha ruse, Perëndimi është pajtuar në parim që Rusia të përjashtohet dhe nga SWIFT.

SWIFT (Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar Botëror) është një platformë komunikimi e sigurt e përdorur nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare për të dërguar dhe pranuan informacione, si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.

Ajo u themelua në vitin 1973 për të zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa. Pa asnjë alternativë të pranuar globalisht, është një hidraulik thelbësor për financat globale.

Koorporata SWIFT është në pronësi të bankave anëtare dhe ka një bord prej 25 anëtarësh. Selia e saj është në Belgjikë. Ajo mbikëqyret nga grup bankash qendrore, i njohur si G10.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit