Botë

ShBA-ja godet më shumë se 85 objektiva në Irak e Siri

By GAZETA SCANNER 1

February 02, 2024

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se forcat e saj po kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Sipas Komandës, forcat ushtarake amerikane kanë goditur më shumë se 85 objektiva duke përfshirë “operacionet e komandës dhe kontrollit, qendrat e inteligjencës, raketat, dhe depot e mjeteve ajrore pa pilot, dhe objektet e zinxhirit të furnizimit të logjistikës dhe municionit që u përkisnin grupeve të milicisë dhe sponsorëve të tyre të IRGC-së”.