Lajmest-slider

ShBA-ja dhe Britania kërkojnë krijimin e insitucioneve të reja

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë nëpërmjet një deklarate ka kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, e cila përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka bërë thirrje për formimin e institucioneve, duke theksuar se presin që qeveria e re të sjell ndryshime pozitive.

Po ashtu, edhe Ambasada e Britanisë ka reaguar në faqen e saj në “Twitter”.

“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë”, është thënë në një reagim të ambasadës britanike.