Teknologji

SHBA dhe vendet aleate akuzojnë Kinën për sulmin kibernetik ndaj MIirosoft Exchange

Kina ka mohuar akuzat se ka ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj gjigantit të teknologjisë Microsoft.

SHBA dhe vendet Perëndimore ditën e Hënë akuzuan Kinën për hakimin e Microsoft Exchange, një platformë popullore e e-maili-t përdorur nga kompanitë në mbarë botën.

Ata thanë se sulmi kishte vënën nën rrezik sigurinë globale. Por Kina tha se kundërshton çdolloj krimi kibernetike dhe i ka quajtur deklaratat e Perëndimit si të fabrikuara.

Ministria e Jashtme Kineze tha se SHBA ka detyruar aleatët të bëjnë deklarata dhe kritika të pabaza. Britania, BE-ja, Zelanda e Re, Australia dhe vende të tjera të botës ju bashkuan SHBA duke akuzuar Kinën për fushata hakimi shtetërore.

Microsoft Exchange është platforma e cila mundëson përdorimin e e-mailit nga biznese të vogla tek korporata të mëdha dhe madje institucione shtetërore. Hakimi ka prekur të paktën 30 mijë organizata në mbarë botën.

Sipas Microsoft është grupi Kinez Hafnium i sponsorizuar nga shteti që ndërmori sulmin kibernetik.

Presidenti Amerikan Joe Biden tha se qeveria Kineze mund të mos e ketë realizuar ajo sulmin por po mbron ata që e kanë bërë. /PCWorld