Vitin e kaluar, SHBA bleu uranium nga Rusia për një vlerë rekord prej 1,19 miliardë dollarësh, sipas të dhënave nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-së të analizuara nga grupi mediatik rus RBK.
Importi amerikan i uraniumit nga Rusia është rritur në krahasim me vitin 2022, kur vlera e tij ishte 830 milionë dollarë, raporton Kommersant.
Vitin e kaluar, Uashingtoni bleu nga Moska paladium të papërpunuar për 1.08 miliardë dollarë, mbetje minerale për 1.35 miliardë dollarë dhe motorë turbojet për 91 milion dollarë.
Vlera e eksporteve amerikane drejt Rusisë në vitin 2023 ishte 597 milionë dollarë, dhe këto janë mallra të tilla si produkte farmaceutike apo instrumente dhe pajisje mjekësore.
Në fund të janarit, dhoma e ulët e Kongresit amerikan miratoi një projekt-ligj që synon të reduktojë varësinë nga produktet bujqësore ruse.