Ekonomi

Sharr Travel: Qytetarja mashtroi opinionin, ajo nuk ka udhëtuar fare me ne

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2024

Kompania më e madhe në vend “Sharr Travel” ka reaguar ndaj deklaratës së një qytetarje kinse e njejta është mashtruar nga kjo kompani. 

Sharr Travel njofton opinionin se klientja në fjalë ka paguar një ofertë mëngjes dhe darkë në vlerë prej 75 euro, por sipas tyre gabimisht punëtorja në vaucher ia ka shkruar All Inclusive.

Klientja në fjalë nuk është dëmtuar fare, ajo ka paguar shërbimin që ka promovuar kompania. Qytetarja në fjalë ka ardhur në kompani dhe asaj i janë kthyer të gjitha mjetet. Pra ajo nuk ka mundur as të mashtrohet dhe as të dëmtohet sepse nuk ka udhëtuar fare. Pra, parat që i ka paguar, i ka marrë të gjitha”, thuhet në deklaratën e Sharr Travel.

Sipas tyre, qytetarë të nxitur nga konkurenca nuk mund ta dëmtojnë imazhin e kompanisë me shërbimet më të mira në vend.