Sport

Shaqiri shënon në fitoren e Liverpoolit kundër Evertonit

Shtatë gola janë shënuar në derbin e “Merseyside” ndërmjet Liverpoolit dhe Evertonit.

Skuadra e Jurgen Kloppit fitoi këtë përballje me rezultat prej 5-2. Ishte Origi ai që hapi serinë e golave në minutën gjashtë pas asistimit nga Mane, i cili në minutën e 17 asistoi edhe Xherdan Shaqirin.

Evertoni ngushtoi rezultatin në minutën e 21 përmes Keanet. Por, vendasit shënuan edhe dy gola në pjesën e parë. Origi e Mane shënuan për 4 me 1.

Kurse Evertoni arriti të shënojë edhe njëherë në minutën e 45+3 përmes Richarlisonit. Në pjesën e dytë Liverpooli arriti të shënojë edhe njëherë përmes Wijnaldumit, i cili shënoi në minutën e 90 pas asistimit nga Firmino.

Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 43 pikëve dhe mban vendin e parë pas 15 xhirove në Premier Ligë. Derisa Evertoni në vendin e 18 ka 14 pikë dhe rrezikon të bie nga liga.