Sport

Shaqiri i thotë JO klubit të famshëm turk

Xherdan Shaqiri është i vendosur të qëndrojë te skuadra e Liverpoolit, prandaj e ka refuzuar huazimin në skuadrën e Galatasarayt.

Klubet kishin arritur marrëveshje për kalimin e Shaqirit në skuadrën turke në formë huazimi, por anësori shqiptar refuzoi një gjë të tillë.

“Shaqiri ka refuzuar huazimin te Galatasaray, pasi dëshiron të mbetet te Liverpooli. Galatasaray kishte arritur marrëveshje me Liverpoolin për huazimin e tij, me detyrim të blerjes në fund të këtij edicioni, por Shaqiri prishi planet e Galatasarayt”, ka shkruar “Sozcu Gazetesi”.  27-vjeçar këtë edicion ka tetë paraqitje dhe një gol në të gjitha garat me Liverpoolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.