BotëEkonomi

‘Shansi i shekullit për Evropën’/ Miliarda euro për ta nxjerrë bllokun nga kriza

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 2: President of the European Commission Ursula von der Leyen arrives for the second day of an EU Chief of State Summit in the Justus Lipsius building, the EU Council headquarter on October 2, 2020, in Brussels, Belgium. (Photo by Thierry Monasse/Getty Images)

Ursula von der Leyen e quajti fondin e rindërtimit prej 750 miliardë eurosh si një “shans të shekullit për Evropën” dhe “një moment historik”.

Edhe nëse shumë do të zgjidhnin me siguri fjalë më pak entuziaste se presidentja e Komisionit evropian, një gjë është e sigurt: Fondi i Shpëtimit COVID-19, i quajtur Next Generation EU (NGEU) – është një risi, sepse për herë të parë BE-ja po merr borxhe të përbashkëta.

Gjatë krizave të tjera, si kriza financiare një dekadë më parë, kjo ishte e paimagjinueshme. Por përpara se 27 vendet e Bashkimit Evropian të marrin para nga ky fond – më shumë se gjysma e tyre si grante, pjesa tjetër si hua me përqindje të ulta – duhet që të gjitha vendet anëtare të paraqesin planet e tyre të hollësishme se si duan t’i përdorin miliardat.

Për paraqitjen e këtyre planeve Komisionin Evropian kishte caktuar si datë orientimi 30 prillin, por deri tani vetëm pesë nga 27 vendet anëtare kishin dërguar dokumentet përkatëse në Bruksel. Institucionet e BE-së kanë përcaktuar që 37 përqind e shumës që do të marrë secili vend duhet të përdoret për mbrojtjen e klimës dhe 20 përqind për ndryshimin digjital, të dyja këto janë çështje thelbësore të Komisionit aktual të BE.

Një kusht tjetër për të cilin këmbënguli veçanërisht Gjermania është që paratë duhet të jenë të ndërvarura prej reformave. Gjermania do të marrë nga fondi rreth 28 miliardë euro, 25.6 prej të cilave janë grante që nuk kanë nevojë të shlyhen. Franca do të marrë rreth 40 miliardë euro si grante duke u renditur e treta mes përfituesve më të mëdhenj pas Spanjës dhe Italisë. Me rreth 200 miliardë euro Italia merr pjesën më të madhe nga fondi i rindërtimit. Më shumë se gjysma e shumës janë hua afatgjata. /TCh/