Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka pritur në takim dy bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së, Agron Krasniqi e Xhemë Veseli.
Shala ka thënë se me ta, veçanërisht me Agronin kanë evokuar kujtimin “nga e kaluara jonë e përbashkët dhe e lavdishme e UÇK-së, për bacën Jakup Krasniqi, që aq shumë është duke na munguar”.
“Sot në zyren time në Kuvend, me dy nga bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së, Agron Krasniqi e Xhemë Veseli. Me Agronin evokuam kujtimin nga e kaluara jonë e përbashkët dhe e lavdishme e UÇK-së, për bacën Jakup Krasniqi, që aq shumë është duke na munguar. Padyshim që do jemi bashkë përsëri, si dikur, gjithmonë!”, ka shkruar Shala në Facebook.