Ballina

Shala: Shqiptarët në Bujanoc po përballen me mohimin e të drejtave bazike

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2024

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Shqiptarët në Bujanoc vazhdojnë të përballen me sfida dhe me mohimin e të drejtave bazike për shanse të barabarta në ekonomi, arsim e kudo tjetër, raporton Scanner.

Ai kêtê e ka bërë të ditur pas një takimi me kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepin, kryeshefin e Drejtoratit për Arsim, Kastriot Jakupin dhe këshilltarin për arsim në Komunën e Bujanocit, Agim Hasanin.

Postimi i plotë:

Shqiptarët në Bujanoc vazhdojnë të përballen me sfida dhe me mohimin e të drejtave bazike për shanse të barabarta në ekonomi, arsim e kudo tjetër.

Në Kuvendin e Kosovës, takova kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepin, kryeshefin e Drejtoratit për Arsim, Kastriot Jakupin dhe këshilltarin për arsim në Komunën e Bujanocit, Agim Hasanin.

Vlerësova përpjekjet e vazhdueshme që po bëjnë për realizimin e të drejtave të plota të shqiptarëve. Në angazhimin e tyre, mbeshtetja nga Kosova duhet të jetë përherë e sinqertë dhe në dobi të unitetit politik të shqiptarëve të Luginës.