Ballina

Shala: Qeveria ka tradhëtuar interesin nacional të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka deklaruar nëDebat Plus të RTV Dukagjinit, që kryeministri Kurti duhet të argumentojë pse duhet të shkojmë në zgjedhje e jo të thotë nëse do opozita, shkojmë në zgjedhje.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bën asnjë marrëveshje me Kurtin dhe nuk bisedon asgjë me të, përveç për çështjet e sigurisë nacionale.

“Le të argumentojë Kurti pse duhet të shkojmë në zgjedhje, pra nuk mund të thuhet nëse do opozita, ky nuk është argument politik. Dhe nuk mund të kthehet në një akt kushtetues, sepse është i rrezikshëm. Ka një marrëveshje të vogël të kryetarit të PDK-së për aq sa dijmë, dhe të kryetarit të VV-së, por kjo shumicë nuk është vetëm VV, është krejt jashtë pjesa tjetër e opozitës. Partneri kryesor, lista “Guxo” nuk e ka dhënë qëndrimin. Kurti duhet të thotë pse duhet të shkojmë në zgjedhje, çfarë problem ka, a rrezikon shumicën”, tha Shala.

Deputeti Shala kritikoi Qeverinë duke thënë se ka qeverisur keq, ka rrënuar institucionet e pavarura dhe se ka tradhëtuar interesin nacional të Kosovës.