Lajme

Shala: Prej 110 kandidatëve të VV-së secili më i dobët se tjetri

By GAZETA SCANNER

December 25, 2024

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate e Kosovës ka thënë se është shokuar nga lista e LVV-së me kandidat për deputetë.

Ai tha se secili nga 110 kandidatët për deputet është më i dobët se tjetri.

“E dëgjova prezantimin e LVV-së për kandidatë për deputetë dhe personalisht u shokova në kuptim e asaj çfarë pash. Nga 110 kandidatë për deputet që i prezantojë aty secili është më i dobët se tjetri dhe secili është më i keq se tjetri. Nga i pari deri të i fundit. Për mu nuk ish dashtë as votuesi i LVV-së më i votu”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tutje, ai ka thënë se Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila dhe Faton Peci nuk duhet të votohen nga qytetarët dhe për këtë ai ka treguar edhe arsyet.

“Duhet që ti dallojë tre…. Avni Dehari, pra unë personalisht du me iu tregu shikuesve që nuk duhet me respektu një person, i cili një tragjedi familjare me shumë qef, dëshire të madhe e keqpërdor për më konvertu për poena politik për veti…e dyta Kusari-Lila person që është koordinu me Milan Radoiçiqin në kurriz të UÇK-së….dhe ministri, Faton Peci është ministri më i korruptuar, ku skandalet e hajnisë i dalin çdo ditë nga një dhe vazhdon me justifikime…”, ka thënë Shala.