Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka reaguar pas takimit të ish-ministres së Jashtme, Meliza Haradinajt me shefin e inteligjencës së Ukrainës.
Ai thotë se për këtë, Prokuroria Speciale duhet t’i nisë hetime.
“Prokuroria Speciale duhet të nisë hetimet !”, ka shkruar Shala në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Në lidhje me rastin ai edhe shtron disa pyetje, të tilla si:
“Si ka mundësi që një ish-zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës (në ate kohe në pozitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës) takon dhe viziton shefin e inteligjencës së Ukrainës?
Pra pyetjet
- Kush e autorizoi një ish-zyrtar shtetëror të takohet me shefin e Inteligjencës së një shteti tjetër me të cilin nuk kemi marrëdhënie shtetërore (ai nuk na njeh)?
- Çfarë është biseduar me kreun e Inteligjencës në atë vend?
- A e ka njoftuar ish-zyrtari i shtetit të Kosovës mekanizmin e sigurisë në Republikën e Kosovës (AKI) për një takim të tillë?
- A është cenuar interesi i Kosovës me këtë takim?”
Në fund Shala shton se këto takime dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit.
“Nga pikëpamja e sigurisë, takime të tilla dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit!”.