Me ftesë të Sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në Amerikë po qëndron e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Atje e para e vendit është takuar me zyrtarë të lartë amerikan.
Për vizitën e saj në Amerikë dhe ftohen e raporteve SHBA-Kurti, sonte është debatuar në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë se Vjosa Osmani ka pas tendencë për t’ia qitur ‘kleçkën’ Albin Kurtit.
Mirëpo sipas tij, Osmani e ka kuptuar se nëse ja qet ‘kleçkën’ Albinti, atëherë vetëm e forcon Albin.
“Zonja Osmani e ka kuptuar se nëse dëshiron t’ia qes kleçkën Albinit, vetës ja qet e Albinin veç e forcon. Këtë me së miri e ka kuptuar Vjosa Osmani”, ka thënë Shala në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Duke komentuar takimin e Vjosa Osmanit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Shala ka thënë se nuk beson që edhe Osmani ka raporte aq të mira më Ramën.